Në Konfrontin e datës 10 prill është diskutuar për relogjionin dhe rolin e tij në shoqëri.
Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se shoqëria shqiptare dhe ajo kosovare ende vuan nga pasojat e ateizmit të Enver Hoxhës.
Spahiu në “Konfront” të KTV-së ka thënë se religjioni është shumë i rëndësishëm për një shoqëri.
“Ajo se çfarë vuan shoqëria kosovare e ajo shqiptare, akoma e kësaj dite, ne akoma e kësaj dite në shekullin XXI i vuajmë pasojat e ateizmit të Enver Hoxhës. Në Shqipëri kjo ka qenë drejtpërdrejtë, e në Kosovë akoma më keq, ateizmi është transferuar si formë patriotizmi që vjen nga shteti amë. Ajo ka ngelë edhe sot e kësaj dite. Dëgjon pyetje absurde a je me kombin apo fenë”, ka thënë Spahiu.
Abdullah Klinaku nga klubi “Demokracia konservatore” ka thënë se ligji për frytnim artificial është ideologjik dhe jo shkencor.
Sipas tij, ky ligj lë mundësi që një e arritur shkencore të keqpërdoret.
“Ai është ligj ideologjik, nuk është shkencor. Dikush beson në një ideologji liberale... ai është si me thënë shkenca ta ka dhënë mundësinë për ta bërë dhe ti mund ta keqpërdorësh atë. Ky ligj e krijon mundësinë që një e arritur shkencore, të keqpërdoret”, ka thënë ai në “Konfront”.
Klinaku ka thënë se feja islame nuk ka asgjë kundër shkencës, por se nuk pajtohet me ligjet e tilla që e keqpërdorin atë.
Opinionisti Agim Sopi ka thënë se projektligji për frytnimin artificial duhet të rregullohet.
Ai ka theksuar se duhet të bëhet e ligjshme që të dihet identiteti i dhuruesit, pasi sipas tij, mundësia e incestit rritet kur nuk ka informacione me fillimin e aplikimin të metodës së IVF-it.
“Nëse në mënyrë anonime i bëjmë këto punë, do të vijë deri te incesti”, ka thënë ai pwr çwshtjen e fyrtnimit tw asistuar.
Avokati Asdren Bytyqi ka thënë se Ligji për fertilizim artificial nuk ka të bëjë asgjë kundër shkencës.
Sipas tij, Bashkësia Islame nuk është kundër ligjit në tërësi.
“Kjo, sepse fertilizimi i asistuar artificial është një breng për çiftet e martuara të cilët kanë brenga për lindje apo fertilizim të natyrshëm. Kjo është e domosdoshme të rregullohet”, ka thënë ai.