“JETA” në KTV në edicionin e ri sjell atraksionin e veçantë të ujëvarës së Skallavacit që ndodhet në fshatin Dërmjak të Hanit të Elezit.
Klube të ndryshme hikingu janë bërë vizitorë të rregullt të këtij atraksioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendësit e paktë të mbetur në këtë fshat drejtuan ekipin e emisionit “JETA” për te kjo ujëvarë që ndodhet në thellësi të këtij vendbanimi.
Me një ecje prej rreth 20 minutash arrihet te ujëvara atraktive siç e quajnë banorët.
Sejdi Curri është banori që nuk është larguar asnjëherë nga fshati i tij.
Ai i gjendet pranë çdo vizitori që dëshiron ta vizitojë këtë vend, por shkuarja deri atje përcillet edhe nga ekipi e “The Halo Trust”, e cila bën deminimin e zonës.
Kjo zonë në disa pjesë ka të vendosura sinjalizimin për rrezik nga minat.
Salih Ceka, përfaqësues i kësaj organizate, thekson se ekipit i kanë mbetur rreth dy muaj për ta bërë plotësisht pastrimin nga minat në këtë vendbanim.
Dërmjaku ndryshe njihet si një nga fshatrat më të vjetra në Komunën e Hanit të Elezit, ku jetojnë dy familje.