JETA

Udhëtimi nëpër Vlorën historike

Udhëtimi i radhës i ekipit të emisionit “JETA” në Kohavision, pati për destinacion Shqipërinë, më saktë qytetin e Vlorës.

Histori, kulturë e vende turistike të këtij qyteti, ekipi i ka vizituar gjatë dy ditësh qëndrimi atje, mundësuar nga Agjencioni i Uhdëtimeve “FIBULA”.

Kalaja e Kaninës, ishte destinacioni i parë, tashëgimi kultutore karakteristikë për qytetin e Vlorës.

Ajola Cobani, udhërrëfyese, ka shpalosur për vizitorët historinë që fshihet prapa kësaj kalaje.

Ajo për vizitorët ka treguar se në Kaninë supozohet të ketë lindur gjyshi i Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, njëjtë si edhe bashkëshortja e tij, Donika Arianitit.

Manastiri i Zvërnecit e Muzeu Historik i Pavarësisë, ishin pikat tjera të vizituara gjatë këtij udhëtimi, i cili u mbyll me lundrimin me anije përgjatë ishujve të Karaburunit e Sazanit.