Edicioni i dytë i sezonit të ri të emisionit "JETA" ju dërgon te njëri prej atraksioneve më të vizituara në vend.
Fjala është për Ujëvarën e Mirushës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ujëvarë, me liqenet e saja, konsiderohet si një nga mrekullitë e shumta natyrore të Kosovës, e cila pos vizitorëve vendor frekuentohet edhe nga turistët e huaj.
Për këtë ujëvarë Hysen Sogojeva ka shkruar edhe në librin e tij, teksa thekson edhe nevojën për ta rritur turizmin në këtë zonë.
Sogojeva thekson se zona përreth Ujëvarës së Mirushës është e pasur edhe me florë e faunë, ndërkaq përmend një shqetësim, e që sipas tij, është mungesa e rrjedhjes së ujëvarës në këtë sezon.
Sipas tij një gjë e tillë po ndodh si shkak i ndalesës së rrjedhjes së kësaj ujëvare në bazenin artificial në Mirushë.