Venbanimi i quajtur Llokvicë, është vendi që ekipi i emisionit “Jeta” e ka vizituar për këtë edicion.
Nga rreth 500 banorë sa ishin vite më parë, në këtë fshat tani jetojnë rreth 200, sepse pjesa më e madhe e vendësve janë shpërngulur jashtë shtetit, theksojnë banorët rezidentë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNatyra e këtij fshati është e veçantë edhe për vetë banorët, porse jetesa në Llokvicë bëhet e vështirë sipas tyre në mungesë të kushteve elementare siç është mungesa e energjisë elektrike, thonë ata.
Llokvica e Prizrenit është e banuar me banorë të të dyja komuniteteve, boshnjakë e shqiptarë.
Për çdo organizim që u duhet rreth fshatit bashkëveprojnë dhe me kërkesa të përbashkëta thonë se u drejtohen edhe institucioneve për mirëqenie të plotë në fshatin e tyre.
Gjallëri Llokvicës i japin edhe çifti që e kanë ndërtuar krejt prej druri një restorant të vogël e vila ku vizitorët mund të shijojnë natyrën e fshatit.
Me ushqime tradicionale të zonës të përgatitura nga vet pronarja, Llokvica mbushet përplot jetë, veçanërisht në sezonin e verës.