Edicioni i ri i emisionit “JETA” në Kohavision ka nisur me fshatin Curraj i Epërm të Tropojës.
Ekipi i emisionit ka takuar banorët e paktë që jetojnë në këtë vendbanim vetëm gjatë sezonit veror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas vendësve, atyre ju duhet të shpërngulen nga fshati në fund të verës, pasi që reshjet e shiut e borës i izolojnë atje në mungesë të rrugës.
Gjatë sezonit veror ata merren me turizëm, të cilin ua mundësojnë bujtinat e veçanta prej guri.
Në to presin turistë vendor e të huaj, të cilëve ua përgatisin edhe ushqimet tradicionale të zonës.
E tillë është bujtina e familjes Prebibaj dhe e Ndue Mjetrit, funksionale dhe unike si për kah ndërtimi i tyre ashtu edhe për ushqimet që servohen aty.
“JETA” do të sjell edhe një edicion tjetër nga Curraj i Epërm i Tropojës me protagonist njërin nga blegtorët e vetëm aktiv të kësaj zone.