JETA

Çka duhet të vizitojmë në Prishtinë

Zhurma e sheshet të mbushura me njerëz janë disa nga detajet që e karakterizojnë Prishtinën.

Përveç ngjyrave të pemëve në stinën e vjeshtës, ato që i japin edhe më shumë hijeshi kryeqytetit janë perimet, frutat, reçelet e veshjet e leshta në tregun lëvizës. Qytetarët mund të mbushin qeset me produkte të freskëta në këtë pikë çdo të martë, përderisa tregu zhvendoset edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Pak minuta larg sheshit “Zahir Pajaziti” është pika e parë e vizitës së turistëve.

Pjesa që ngjall më së shumti kërshëri është pjesa e vjetër e qytetit. Për të arritur deri atje turistët mund të përdorin transportin publik, taksitë apo makinat private. Megjithatë, shumica zgjedhin të mbërrijnë atje përmes ecjes në sheshet kryesore.

Përafërsisht deri atje duhen 15 min.

Ato që e bëjnë më të veçantë këtë pjesë janë rrugët e ngushta, shtëpitë e vjetra e më kryesorja monumentet historike.

Afër muzeut etnologjik ndodhet edhe xhamia e Sulltan Mehmedit apo e njohur si xhamia e madhe e qe rreth saj ndodhen hamami dhe sahat-kulla.

Sipas ciceronit, turistët janë shumë kureshtar të njohin çdo pjesë të qytetit.

Ai thotë se emrat e rrugëve dhe statujat u lënë shumë përshtypje.

Nuk mund të thuash se ke qenë në Prishtinë nëse nuk je ndalur para “Unionit” në sheshin “Skënderbeu”, pikërisht afër Teatrit Kombëtar. E atë, bëmë edhe ne.

Turistët po ashtu vendosin renditjen e vizitës së objekteve historike. Ne si dy të fundit, por jo më pak të rëndësishme, vizituam Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe Katedralen e Nënë Terezës.

Këto dy pika shpesh shërbejnë si vendtakim, por edhe si prapavija më e bukur e një fotoje të shkrepur nga turistët.