Pobërgja, është fshat në Komunën e Decanit, të cilin e ka vizituar ekipi i emisionit “Jeta” në Kohavision dhe e sjellë në edicionin më të fundit.
Që në hyrje të këtij vendbanimi, bien në sy bjeshkët që e rrethojnë Pobërgjën, në veçanti bjeshka e njohur si “Variqi”, e cila ka marrë vëmendjen për formën piramide.
Në Pobërgjë aktualisht jetojnë rreth 250 banorë.
Veprimtaria primare e banorëve atje dikur, e edhe sot, është blegtoria.
Në mesin e shumë veçorive të natyrës që e gëzon Pobërgja, banorët e cilësojnë si të veçantë edhe prezencën e një çifti lejlekësh në blirin e vjetër të fshatit.
Ndërkaq për bjeshkën në formë piramide, ata thonë se janë interesuar edhe profesor ndërkombëtar për të kuptuar nëse është formë e natyrshme apo ka ndonjë gjetje arkeologjike brenda saj.
Petrit Hadërgjonaj vendës i Pobërgjës së Decanit, thotë se bjeshkën e ka vizituar disa herë, prej të cilës thotë të ketë vrojtuar të gjithë fshatin.