Zgjedhjet 2019

PZAP-ja s’tregon se çfarë vendimi u mor për zarfet me vota nga diaspora

Foto: Driton Paçarada / Koha

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk ka treguar se çfarë vendimi është marrë lidhur me 4639 zarfet me vota nga mërgata.

Anëtari i PZAP-së, Fejzullah Rexhepi, ka folur para gazetarëve rreth vendimit të gjyqtarëve të këtij institucioni, por nuk ka treguar përmbajtjen e tij, pasi për këtë ka thënë se fillimisht në formë të shkruar do t’i dërgohet palëve, raporton KTV.

Sipas tij, vendimi pritet të publikohet deri në ora 16:00.

Gjykata Supreme ka marrë vendim për numërimin e këtyre votave pas ankesës që kishte ushtruar Lëvizja Vetëvendosje.