Pamje të rralla ka arritur të kapë kamera e dokumentuesit të jetës së egër në Kosovë, Arian Mavriqi.
Autori i emisionit “Wildlife” në KTV ka dokumentuar praninë e kastorit evropian, për herë të parë në Kosovë në dy shekuj.
Siç ka thënë ai, kjo kafshë nuk ishte e pranishme në territoret e Kosovës për shumë gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe gjuetisë ndaj saj.
Ky kastor veçohet për ndërtim të digave me degë të lisave e ushqim me rrënjë të lisave dhe me gjethe. Dhëmbët atij i rriten çdo vit. Peshon deri në 50 kilogramë.