Nuk është ndonjë barsoletë, por e vërtetë. Nga Partia e ekstremit të djathtë “Interesi Flaman“ në Belgjikë, mendojnë se imigracioni është problemi kryesor për vendin. Ndërsa në vërejtjet se pa imigrantë Belgjika nuk do të kishte fuqi punëtore, zgjidhjen e shohin te robotët, që do të punonin në vend të huajve. E tash pak kanë evoluar dhe kanë thënë se nuk kanë asgjë kundër ardhjes së të huajve në Belgjikë për të punuar, me kusht që të jenë nga Evropa perëndimore apo Amerika veriore. Dhe me këto qëndrime kanë arritur të jenë partia më e popullarizuar në vend. Njësoj sikur edhe “Partia e lirisë“ e Gert Wilders në Holandë që ka fituar zgjedhjet
Populliste konsiderohen ato parti të cilat në diskursin politik shumë lehtë e bëjnë diagnozën e problemeve dhe ofrojnë zgjidhje të shpejta. Shpesh deklaratat bëhen të thjeshta, të kuptueshme për masat ekstreme, të pasakta dhe shpesh manipuluese. Rritja e këtyre partive në Evropa është bërë më shumë shqetësuese prej kur kanë dalë rrjetet sociale dhe u kanë shërbyer si kanal i komunikimit me masat duke tejkaluar mediat tradicionale.
Zakonisht partitë e tilla janë të prira të jenë kundër, nuk është me rëndësi kundër çfarë, por të jenë kundër. Kundër atyre që janë në pushtet, kundër mediave, kundër politikave ekzistuese, kundër të huajve. Ndonëse ka dallime mes partive të ekstremit të djathtë varësisht nga cili vend vijnë, sepse kultura politike është e ndryshme, ato parti e kanë një „problem“ të përbashkët në të cilin përfitojnë. Ata janë të huajt, imigrantët. Për radikalët „imigrantët“ ua marrin vendet e punës vendasve, përfitojnë nga asistenca sociale, bëjnë shumë fëmijë, dominojnë në kriminalitet, vijnë nga kultura të pa pajtueshme me kulturën e vendeve ku vijnë dhe në këtë mënyrë rrezikojnë edhe mirëqenien, por edhe vetë ekzistencën e identitetit kombëtarë. Nuk ka të keqe në një vend që në një mënyrë apo tjetër nuk lidhet me të huajt.
Nuk bëjnë punë fare as të dhënat të cilat dëshmojnë se nuk është ashtu. Për shembull se të huajt janë jo vetëm të nevojshëm, por edhe të domosdoshëm për të mbajtur vitalitetin e tregut të punës në vendet e Evropës perëndimore, e me këtë edhe ekonominë. Ata më shumë paguajnë taksa dhe kontribute sesa që marrin nga to. Kjo ka qenë kështu edhe në Britaninë e Madhe, por shumica e britanikëve nuk besonin. Ata ranë në grackë të popullistëve dhe votuan për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Një prej motiveve ishte që Britania „të marrë nën kontroll kufijtë e saj“ dhe që „të mos ketë mundësi të ardhjes së fuqisë së lirë punëtore nga Evropa lindore“. Bile thuhet se në favor të Brexitit kanë votuar edhe imigrantët nga India, Pakistani e Nigeria, sepse i kanë bindur se janë të diskriminuar në krahasim me polakët, rumunët dhe bullgarët që kanë qasje të pa penguar në tregun e punës. Pra polakët po ua merrnin pakistanezëve vendet e tyre të punës në Britani. Kujt i duket kjo e habitshme të kujtojë se ka shumë shqiptarë në Evropën perëndimore që kanë simpati për partitë radikale. Sepse ato janë „kundër të huajve që nuk janë si ne!“. E vetë shqiptarët shpesh janë target i propagandës së partive të ekstremit të djathtë në Evropë.
Tash Britania ka problem me imigracion ilegalë më shumë sesa që kur ishte në BE. Madje edhe kur ishte në BE, duke mos qenë pjesë e zonës Schengen Britania nuk ka pasur asnjë detyrim të hap kufijtë dhe kontrollet e kufijve kanë ekzistuar edhe atëherë. Britania ka mbetur edhe pa fuqi punëtore, ndonëse ky tash është problem gjithëpërfshirës Evropian.
Popullariteti i partive të ekstremit të djathtë dëshmon se sa të lëndueshme janë edhe qeveritë e zhvilluara dhe sa lehtë u shiten idetë se ka zgjidhje të lehta për problemet e vështira.
Ekstremi i djathtë është në rritje dhe për këtë gjithsesi fajin më të madh e kanë partitë tradicionale të cilat e kanë humbur ndjenjën për realitetin dhe u kanë hapur rrugë radikalëve në politikë. Dhe ata e kanë shfrytëzuar këtë.
e tilla e kanë gjithmonë të gatshme përgjigjen në secilën pyetje. Imigracionin do ta zgjidhnin duke mbyllur kufijtë e Evropës, e pastaj edhe ata nacional. Duke ndërtuar mure. Ata që janë në vendet e tyre ose do të duhej të asimiloheshin tërësisht ose të largohen. Ata që dënohen me burg për kriminalitet do të duhej përzënë dhe dërguar që të vuajnë dënimin në vendin nga kanë ardhur. Sepse burgu kushton së paku 150 euro në ditë mesatarisht për person dhe paraqet barrë për buxhetin e shtetit.
Nuk është ndonjë barsoletë, por e vërtetë. Nga Partia e ekstremit të djathtë „Interesi Flaman“ në Belgjikë, mendojnë se imigracioni është problemi kryesorë për vendin. Ndërsa në vërejtjet se pa imigrantë Belgjika nuk do të kishte fuqi punëtore zgjidhjen e shohin te robotët, që do të punonin në vend të të huajve. E tash pak kanë evoluar dhe kanë thënë se nuk kanë asgjë kundër ardhjes së të huajve në Belgjikë për të punuar, me kusht që të jenë nga Evropa perëndimore apo Amerika Veriore. Dhe me këto qëndrime kanë arritur të jenë partia më e popullarizuar në vend. Njësoj sikur edhe „Partia e lirisë“ e Gert Wilders në Holandë që ka fituar zgjedhjet.
të realizoheshin premtimet e radikalëve të djathtë si do të dukej Evropa. Ndoshta shofer taksi, apo autobusi, do të ishin robotët. Në vend të një mjekeje nga Maroku apo Kongo në Bruksel pacientët do t’i kontrollonte një mjek i bardhë nga Virgjinia e Amerikës apo Oslo e Norvegjisë. Ata do të ishin të mirëpritur të vijnë në Belgjikë apo Holandë, nëse do të kishte nevojë për fuqi të huaj punëtore. Nuk janë liderët e partive të tilla aq naivë të besojnë në atë që thonë. Por ata e dinë se ka në popull mjaft naivitet që një pjesë e madhe të besoj në propagandën e tillë. Dhe ajo nuk luftohet lehtë. Mund ta kuptojnë si të duan, por një fakt është më se i vërtetë: Evropa nuk mund të mbijetojë pa imigrantë. Pyetja është vetëm se si do të vijnë ata. Në mënyrë legale përmes lejeve të punës apo ilegale. Ndonëse Evropa do që të jetë vetë në gjendje të vendosë se kush mund të vijë e kush jo, kurrë nuk do të ndodhë që i tërë imigrimi të jetë legal. Mund të zvogëlohet përqindja e atyre që hyjnë ilegalisht, por njerëzimi nuk ka arritur ta ndalë në tërësi imigrimin pa hyrjen me pasaportë dhe vetëm në vendkalimet zyrtare kufitare, ndoshta këtë e ka bërë Koreja e Veriut, por jo ndonjë vend demokratik.