OpEd

A ka më kuptim centrizmi?

Centrizmi procedural nuk ka më asnjë kuptim kur kundërshtarët politikë të askujt nuk respektojnë më procedurat, siç është tani në rastin me republikanët. Mirëpo, situata është edhe më e keqe për centrizmin pozicional. Nëse njëra palë e refuzon demokracinë, barazia është bashkëfajësi. Nëse Sinema dhe Manchin nuk kanë asgjë për të thënë për veten e tyre përtej centrizmit zombie, centrizmit procedural dhe atij pozicional, edhe vetë votuesit e tyre mund t’i ndëshkojnë ata përfundimisht për pengimin e iniciativave politike që në fakt janë shumë të njohura

Plani ambicioz i presidentit amerikan, Joe Biden, ka ngecur dhe është krahasuar nga dy senatorë demokratë, Kyrsten Sinema nga Arizona dhe Joe Manchin nga Virxhinia Perëndimore, të cilët rregullisht përshkruhen si “centristët”.

Shumë observatorë kanë qenë në mendime se çka saktësisht ky emërtim nënkupton në vitin 2021. Nuk janë vetëm cinikët ata që dyshojnë se këto figura nuk janë dhe aq centriste sa egocentrike, të udhëhequra vetëm nga imperativi i rizgjedhjes.

Në bazë të cilave kritere duhet të gjykohen centristët? Kjo pyetje është bërë urgjente jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por gjithashtu edhe në Francë, ku presidenti Emmanuel Macron, i cili ka premtuar se do të ndërtojë një qendër të re në politikat franceze do të kërkojë rizgjedhje pranverën e ardhshme. Ashtu si me dy senatorët e Amerikës, kritikët e shohin centrizmin e Macronit si perde tymi për një politikan që në mënyrë të efektshme bën ofertën e së drejtës, duke e siguruar emërtimin “presidenti i të pasurve”.

Pyetja, pra, nuk është më nëse qendra mund të mbajë; është nëse centrizmi ka ndonjë domethënie në politikën e sotme. Termi kishte më shumë kuptim në shekullin e njëzetë, që shumë e kuptonin si një epokë ekstremesh ideologjike. Të qenët në qendër, detyroheshe ta bëje një zotim për luftën kundër partive dhe lëvizjeve demokrate. Mirëpo, edhe pas kësaj, të vetëquajturit centristë shpesh akuzoheshin si fat i keq. Me një ironi karakteristike, Isaiah Berlin, një liberal i rryer, e futi veten në mesin e “centristëve të tmerrshëm, të moderuarit e përbuzur, intelektualët skeptikë kripto-reaksionarë”.

Derisa këta centristë të vetëquajtur, më herët mund të jetonin nga kredia e grumbulluar në luftën e fashizmit dhe stalinizimit, trashëgimia e politikës së moderuar, me vetëdije është dobësuar që atëherë. Në shumë vende sot, është një lloj centrizmi zombi – një mbetje nga Lufta e Ftohtë që nuk ofron më një orientim të mirëfilltë politik për adhuruesit e saj.

Kristiandemokratët gjermanë së fundmi e mësuan këtë në mënyrën më të vështirë. Në zgjedhjet federale të shtatorit, ata dështuan në formë spektakolare në përpjekjet e tyre për të kërkuar qendrën kundër një koalicioni të mundshëm mes Social demokratëve dhe Partisë së Majtë post-komuniste. Fushata antikomuniste e partisë, në dukje e larguar që nga vitet e ’50, padyshim që nuk adresoi sfidat e shekullit njëzet e një. Ideja që Olaf Scholz, ministri i Financave, i qeverisë në largim (e tani kancelari i ardhshëm) do të valëviste flamuj të kuq në Reichstag dukej i çuditshëm, në mënyrë pozitive.

Megjithatë, kanë mbetur edhe dy forma të centrizmit që nuk janë dhe aq të thjeshtuara nga liberalizmi zombie i Luftës së Ftohtë. Njëra është procedurale: në sistemet me fuqi të ndara, sikurse politikanët e SHBA-së që janë të detyruar të angazhohen në artin e kompromisit; kjo madje është më se e vërtetë në një moshë kur shumicat dominuese në dhomat legjislative janë bërë të rralla.

Një imperativ i ngjashëm po aplikohet me shpejtësi edhe në sistemet e partisë Evropiane. Parlamenti gjerman aktualisht veçon jo më pak se 17 parti (ose më shumë, varësisht se si njëra numërohet). Dhe, pas disa javëve negociatash, Gjermania së shpejti do ta ketë një qeveri në të cilën krahu i majtë i Social demokratëve dhe të Gjelbrit janë në një “koalicion semaforik” me mbështetësit e bizneseve Demokratët e Lirë.

Copëzimi- qoftë institucional apo politik- i detyron politikanët të adoptojnë atë që filozofi holandez Frank Ankersmit e quajti “parim joparimor” për hir të funksionimit të demokracisë. Në fund të fundit, shumë njerëz nuk janë të prirur për kompromis për hir të tyre, sepse askush nuk mendon se mundësia e dytë më e mirë është më e mira..

Përjashtim bëjnë ata që pajtohen me formën e dytë të mundshme të centrizmit: llojin pozicional. Duke e parë barazinë mes poleve politike si provë e pragmatizmit dhe kredencialeve të tyre “joideologjike”, centristët pozicionues shpesh përpiqen të përfitojnë nga çmimi që ende i kushtohet bipartizanizmit (sidomos në SHBA).

Në fushatën e tij të parë zgjedhore, Macron theksoi në mënyrë rutinore radikalizmin e kundërshtarëve të tij, të ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe të ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon, për të treguar se vetëm ai përfaqësonte një pozicion të përgjegjshëm.

Duke iu drejtuar “teorisë së patkoit”- shumë e popullarizuar në mesin e antikomunistëve gjatë Luftës së Ftohtë- centristët shpesh nënkuptojnë që populizmi i majtë dhe i djathtë në fund takohen në të njëjtën pikë përfundimtare antiliberale. Mirëpo, sikur teoricienët e “Rrugës së Tretë” të viteve ’90, bashkëpunëtorët e Macronit kanë sugjeruar po ashtu se “e majta” dhe “e djathta” janë emërtime të vjetra, për shkak se kjo u lejon atyre të ftojnë ish-socialistë dhe gaullistë në lëvizjen e tyre.

Por, centrizmi nuk është automatikisht demokratik. Macron, i cili është quajtur një “burrë i fortë liberal” është rasti konkret. Qëndrimi i tij “as i majtë as i djathtë” nënkupton një formë qeverisjeje tejet teknokratike. Supozohet se ka gjithmonë një përgjigje unike ndaj çdo sfide politike. Sipas këtij përkufizimi, kritikat mund të bien poshtë ose jenë të paarsyeshme. Siç zbuloi Makroni me gilets jaunes (jelekët e verdhë) në vitin 2018, mohimi i pluralizmit i nënkuptuar nga kjo qasje mund të provokojë një reagim të fortë.

Si centrizmi procedural, ashtu edhe ai pozicional janë të përmendura paraprakisht për ekzistimin e një demokracie që funksionon siç duhet, e ato në fakt mund të bëhen të rrezikshme kur një vend vuan nga polarizimi politik asimetrik. Kjo është situata sot në SHBA, ku partia republikane nuk i njeh më veçoritë bazike të demokracisë. Republikanët e sotëm janë të përfshirë në një projekt të madh të mashtrimit ekstrem, shtypjes së votuesve, përmbysjes së zgjedhjeve dhe pengimit legjislativ, duke mos shfaqur interes për kompromis. Tani që Bideni është në Shtëpinë e Bardhë, lideri i pakicës në Senat, Mitch McConnell, mbështetësi i zemërua, por i besueshëm i Donal Trumpit po ndjek të njëjtin doracak që ai e përsosi gjatë presidencës së Barack Obamës.

Centrizmi procedural nuk ka më asnjë kuptim kur kundërshtarët politikë të askujt nuk respektojnë më procedurat, siç është tani në rastin me republikanët. Mirëpo, situata është edhe më e keqe për centrizmin pozicional. Nëse njëra palë e refuzon demokracinë, barazia është bashkëfajësi. Nëse Sinema dhe Manchin nuk kanë asgjë për të thënë për vetën e tyre përtej centrizmit zombie, centrizmit procedural dhe atij pozicional, edhe vetë votuesit e tyre m und t’i ndëshkojnë ata përfundimisht për pengimin e iniciativave politike që në fakt janë shumë të njohura.

(Autori, profesor i politikës në Universitetin e Princetonit, është anëtar i Institutit të Ri. Libri i tij i fundit është “Democracy Rules”. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”.)