Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, tha se tek kontestet e vogla fillimisht duhet të parashihet ndërmjetësimi si zgjidhje e më pas gjykata.
“Përkundër që kemi mendur që është i plotësuar legjislacioni sa i përket procedurës së ndërmjetësimit, duke i parë rastet e fundit që janë duke ardhur në numër të madh nga organet administrative, mendoj që është mirë me u parapa si dispozitë ligjore brenda vetë legjislacionit që e rregullon këtë pjesë që të parashihet që për disa konteste të natyrës më të vogël që janë që të shkohet fillimisht tek ndërmjetësuesi e pastaj si hap i dytë të jetë gjykata”, tha Shabani-Rama në “Tempus“.
Kryetarja e Themelores tha se këtë praktikë e kanë të rregulluar këtë pjesë disa shtete të regjionit dhe që ka funksionuar më mirë.
“Një propozim që shpesh e marr edhe prej gjyqtarëve është që ndoshta kish qenë mirë me u bë edhe specializimi i ndërmjetësuesve edhe pse nuk e di në pjesën e ndërmjetësuesve a e kanë diskutu dhe a është koha me u bë. Por, kjo është tek pjesa praktike sepse tek rastet te kontestet që lindin prej të drejtave pronësore, shpeshherë kam parë ankesa prej gjyqtarëve që kanë thënë që nuk është trajtuar në tërësi kërkesëpadia jo për shkak ndoshta që s’ka pasur vullnet ndërmjetësuesi por për faktin se duhet me i ditë disa specifika për shkak se janë lëndë më të veçanta e më të komplikume”, tha Shabani-Rama.
Specializimi i ndërmjetësuesit, Shabani-Rama thotë se do i ndihmonte ndërmjetësimit nëse do të specializonte në fushën ekonomike, pronësore, për të mitur, penale, e të tjera.
“Sidomos pjesa me u parapa që paraprakisht me shku kontestet në ndërmjetësim para gjykatës, mendoj që kjo do e lehtësonte punën e gjykatës bukur mirë”, tha gjykatësja Shabani-Rama. /BetimipërDrejtësi
Xhelili: Ndërmjetësimi ka sfida, vetëm 40 euro kushton një procedurë e ndërmjetësimit
Ganimete Xhelili, kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, tha se kostoja për një rast të ndërmjetësimit është 40 euro.
Sipas saj, edhe pse kostoja e ndërmjetësimit ka pasur një rritje të vogël, prapë nuk është e kënaqshme për seancat e ndërmjetësimit dhe përkushtimin që kanë ndërmjetësuesit.
“Kemi edhe raste me asistencë sociale që nuk kompensohen, ku ndërmjetësuesit në këso raste bëjnë punë vullnetare dhe rastet me të mitur edhe pse aty Këshilli Prokurorial veç është e rregulluar t’i kompensohet, kemi vonesa me dy-tre vite që nuk janë kompensu”, tha Xhelili.
Në emisionin “Tempus” në KTV, kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve tha se ndërmjetësuesit ballafaqohen edhe me sfida gjatë praktikimit të mbajtjes së seancave.
“Mungojnë kushtet adekuate për me mbajtë një senacë komode, ajo që i transmtojmë palëve dhe që është një proces serioz, jo gjithmonë reflekton prej komoditetit ose jokomoditetit që e gjejmë brenda zyreve të ndërmjetësimit. Pjesa tjetër është ndikimi i avokatëve dhe roli i tyre nëpër seancat e ndërmjetësimit, ku palët u përmend që jo gjithmonë janë të vetëdijëshme për procesin e ndërmjetësimit dhe kompetencat e tyre sepse vetë palët kanë kontroll mbi arritjen e marrëveshjes”, u shpreh Xhelili.
Ajo shtoi se ndonjëherë ndikimi i avokatëve brenda senacave të ndërmjetësimit si përfaqësues të palëve i sfidon vetë palët dhe ndërmjetësuesit që mos të kenë marrëveshje në ato raste. /BetimipërDrejtësi
Shabani-Rama: Gjykatat të stërngarkuara me lëndë, ndërmjetësimi mund të ndihmonte
Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se të gjitha gjykatat janë të stërngarkuara me lëndë dhe se mund të bëhej më shumë përmes procesit të ndërmjetsimit.
“Të gjitha gjykatat jemi të stërngarkuara me lëndë, kemi dalë në konkluzion që shumica e këtyre lëndëve, një pjesë e madhe e tyre kanë mundur me u kry dhe munden me u kry në procedurën alternative, në procedurë të ndërmjetësimit”, tha Shabani-Rama.
Sipas saj, konstestet civile janë kryesisht prej kontratave kolektive dhe që lindin zakonisht prej marrëdhënieve të punës që janë konteste shumë të lehta dhe me vullnetin e palëve lehtë do të përfundonin në procedurë të ndërmjetsimit, e që do të lehtësonte edhe punën e gjykatës.
“Kishin mundur ta lironin gjykatën shumë prej kësaj ngarkese, e gjithashtu edh
E para e Themelores në Prishtinë, tha se parimi i parë dhe hapi i parë në procedurë të ndërmjetësimit është vullneti i palëve.
“Realisht, ne si gjykatë nuk mund të bëjmë asgjë përpos që t’i njoftojmë se cilat janë benefitet e procedurës së ndërmjetësimit, por përkundër kësaj, kundër tentimeve që edhe unë vetë kam pas si kryetare e gjykatës, kryesisht duke u mundu të takohem me menaxhmentin e organeve administrative, të cilat edhe më së shumti janë si palë të paditura në procedurë civile, nuk është realisht që kemi arritë që të shkarkojmë gjykatën ashtu sa kishum mujt, ka përmirësime, disa lëndë shkojnë por jo në numër të kënaqshëm”, tha Shabani-Rama.
Shabani-Rama tha se muajt e fundit Komuna e Drenasit ka marrë një iniciativë dhe i ka dërguar lëndët e kontratave kolektive në procedurë të ndërmjetsimit, e cila thotë se i ka ndihmuar gjykatës dhe vetë palëve.
“Për shkak se lirohen prej shpenzimeve të procedurave, taksave gjyqësore edhe merret një vendim shumë efikas dhe shumë i shpejtë. Është një numër që na konsiderojmë që është bukur i mirë, 1 mijë 200 lëndë, ky është numri më i madh i lëndëve për tentimet që janë bërë viteve të fundit që kemi arritur si Gjykatë Themelore e Prishtinës me degë, me i dërgu në procedurë të ndërmjetësimit”, ka thënë Shabani-Rama. /BetimipërDrejtësi
Prokurorja Bajrami: Veprat penale të dënueshme deri në 3 vjet burgim mund të referohen në ndërmjetësim
Elza Bajrami, zëvendëskryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, tha se veprat penale të cilat janë të dënueshme deri në trii vite burgim mund të referohen në procedurën e ndërmjetësimit.
“Është e përcaktuar me Kod që veprat të cilat janë të dënueshme me dënim me gjobë dhe me burgim deri në 3 vite ose me dënim me gjobë ose burgim deri në 3 vite, janë vepra të cilat mund të referohen në procedurë të ndërmjetsimit”, tha Bajrami në “Tempus“.
Prokurorja Bajrami theksoi se kryesisht në Prokurori nëse shikohet nga llojet e rasteve të veprave, kryesisht kemi rastet e kanosjeve, sulmet dhe lëndimet e lehta trupore, të cilat referohen në procedurë të ndërmjetësimit.
Por, sipas saj edhe kjo varet nga kualifikimi ligjor sepse jo të gjitha dispozitat ose paragrafët e dispozitës e lejojnë referimin në procedurë të ndërmjetësimit.
“Mirëpo, në moment që plotësohet kushti deri në 3 vite burgim, veprat penale mund të referohen në procedurën e ndërmjetësimit dhe kështu që prokurori momentin që e sheh që është procedurë që mund të zbatohet në atë rast e referon”, tha Bajrami.
Ajo theksoi se zakonisht janë rastet e konfrontimeve fizike mes palëve që shkojnë në ndërmjetësim. Sipas saj, në fillim në momentin e ndodhjes së incidentit palët janë të frustruara mes vete, por pas 2-3 dite ka ndodhur që rasti veç ka shkuar në Prokurori dhe palët kanë bërë vetë kërkesë që rasti të referohet në procedurën e ndërmjetësimit pasi që janë pajtuar.
“Ka pas raste të tilla që kanë qenë të përfshirë ndoshta 5-6 persona të cilët janë konfrontuar, mirëpo pas qetësimit domethënë të gjithë janë pajtuar dhe i kemi zgjidh përmes procedurës së ndërmjetësimit”, shtoi Bajrami. /BetimipërDrejtësi
Swanson: Sfida më e madhe është kuptimi i ndërmjetësimit, ideal për ruajtjen e marrëdhënieve

Peter Swanson, ekspert nga Shërbimi Federal i Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS), tha se sfida më e madhe në vend është që nerëzit të kuptojnë rëndësinë e ndërmjetësimit.
“Këtu në Kosovë gjëja e madhe, në të cilën duhet të fokusohemi është që t’i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë se çfarë është procesi dhe se si mund të vazhdojmë tutje me këtë proces”, tha Swanson në emisionin “Tempus”.
Sipas tij, sfida më e madhe në të gjitha vendet ka qenë që të kuptohet se cila është rëndësia e ndërmjetësimit dhe se sa mund të jetë e dobishme për njerëz. Tha se njerëzit nuk janë mësuar me ndërmjetësim dhe kanë shkuar të kërkojnë ndihmë te ndonjë avokat.
“Nuk ka qenë mënyra më e mirë se si mund të zgjidhet kjo çështje, posaçërisht nëse keni marrëdhënie të vazhdueshme. Është më mirë që të punoni edhe me veten dhe gjithashtu ndërmjetësimi ju lejon ta bëni sepse askush nuk ju tregon se çka duhet të bëni, thjesht merrni kontroll mbi të”, vlerësoi Swanson.
Ai u shpreh se në Kosovë ka hapësirë për përmirësim në procesin e ndërmjetësimit, ashti siç tha se ka nevojë për përmirësim edhe në çdo shtet tjetër.
Swanson, renditi tri pika që do të ndihmonin në procesin e ndërmjetësimit.
“E para gjë që e shihni vetë ndërmjetësuesin dhe Odën e Ndërmjetësimit duke u siguruar që të gjithë ndërmjetësuesit janë shumë të gatshëm dhe mund të kryejnë, mund të zgjidhin shumë raste të ndryshme, kjo do të ishte ndoshta shtylla e parë. Pjesa e dytë është organizatat të cilat i rrethojnë dhe ju ndihmojnë atyre dhe pastaj mund të kemi edhe gjyqtarët dhe prokurorët dhe duhet t’i kemi avokatët të cilët i mbështesin sepse nëse nuk e keni fuqinë dhe mbështetjen nga gjyqësori dhe nga prokuroria, nuk mund të keni raste dhe gjithashtu nëse nuk i kemi avokatët apo palët e treta që kanë vullnetin dhe dëshirën të ndihmojnë, atëherë mund të jetë një problem mjaft i madh”, shtoi tutje eksperti nga FMCS-ja.
Kurse, në në shtyllën e tretë, Swanson tha se do ta vendoste kornizën ligjore të ndërmjetësimit dhe kampanjat vetëdijësuese. /BetimipërDrejtësi
Xhelili: Mbi 10 mijë raste janë zgjidhur përmes ndërmjetësimit më 2023
Ganimete Xhelili, kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, tha se mbi 10 mijë raste janë zgjidhur përmes procedurës së ndërmjetësimit.
“Kemi një numër prej 8 mijë raste që janë zgjidhur të referuara prej gjykatave e prokurorive, referuar statistikave të vitit të kaluar dhe 2 mijë e 34 raste me vetëreferim. Pra, mbi 10 mijë raste të zgjidhura me ndërmjetsim, ne akoma mendojmë që nuk jemi aty ku duhet edhe për rëndësinë që ka ndërmjetësimi në Kosovë”, tha Xhelili.
E ftuar në emisionin “Tempus” në KTV, kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve tha se nga procedura e ndërmjetësimit, qytetarët përfitojnë nga koha e shkurtër dhe kostoja e ulët e kësaj procedure.
“Kjo me theks, me qëllim me përfitu qytetarët nga koha e shkurtë nga kostoja e ulët e ndërmjetësimit dhe shkarkimi (lirimi nga lëndët) i gjykatave gjithashtu”, tha Xhelili.
Xhelili tha se Oda e Ndërmjetësimit po vazhdon të promovojë këtë proces, koordinimin e politikave, strategjive të reja dhe koordinimin e vet punës së tyre. Tha se kjo po realizohet edhe me ndihmën e bashkëpuntorëve dhe donatorëve, siç janë FMCS-ja.
“Po ashtu, po hyjmë në javën e ndërmjetësimit, ku kemi planifiku aktivitete të ndryshme, tryeza rrjetësuese, punëtori, promovim të mëtutjeshëm në të gjitha qytetet, mandej kemi edhe të enjten e ndërmjetsimit, ku do të ndërmjetsojnë një numër i madh i rasteve të referume prej gjykatave dhe prokurorive, krejt kjo me ngritë vetëdijesimin tek qytetarët për përdorimin e kësaj procedure alternative”, tha Xhelili. /BetimipërDrejtësi
Bajrami: Ndërmjetësimi ka ndihmuar punën e Prokurorisë

Elza Bajrami, zëvendëskryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, tha se procedurat e ndërmjetësimit kanë ndihmuar shumë në punën e Prokurirsë.
“Kjo për arsye se ka lehtësu punën e prokurorit për shkak se nuk ka nevojë që i njëjti të ndërmarrë veprime të tjera shtesë hetimore dhe pastaj lënda të kalojë në Gjykatë dhe pastaj të ngarkojë edhe Gjykatën me lëndë shtesë dhe pastaj ngarkesën e prokurorëve me seanca. Mirëpo, pas një trajtimi të cilin e bën prokurori, analizimit të kallëzimit penal dhe provave të cilat gjenden në shkresat e lëndës, nëse plotësohen kushtet ligjore të cilat janë të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale për këtë procedurë, atëherë referohet tek ndërmjetësimi”, tha Bajrami.
Në emisionin “Tempus” në KTV, Bajramit tha procedurat e ndërmjetësimit që nga fillimi i aplikimit e deri më tash kanë pasur efekt shumë të madh në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“E kemi parë rritjen e vazhdueshme në bazë të statistikave, ku vetëm nga viti 2018 deri tani kur po flasim sot më 20 shtator shihet se si ndër vite është rritë numri i rasteve të cilat janë referuar në procedurë të ndërmjetësimit dhe të cilat janë zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit dhe kjo e ka lehtësuar jashtë mase punën e prokurorit”, u shpreh Bajrami.
Zëvendëskryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Elza Bajrami, shtoi se janë duke tentuar që edhe më shumë të aplikohet procedura e ndërmjetësimit për shkak të ngarkesës së madhe të prokurorëve dhe kapaciteteve jo të mjaftueshme. Tha se për këtë arsye, ka pengesa në mundësinë dhe në kohën e detektimit apo gjetjes së lëndëve që mund të referohen në procedurë të ndërmjetësimit.
“Ne vetë si prokurorë, si menaxhment në vazhdimësi në kolegjiume të ndryshme me prokurorët, diskutojmë që sa më shumë raste të analizohen dhe të njëjtat të referohen në procedurë të ndërmjetësimit”, tha ajo.
Bajrami theksoi se janë duke vazhduar që të bëjnë hapa të tillë që t’i vetëdijesojnë qytetarët që sa më shumë të përdorin procedurat e ndërmjetësimit. /BetimipërDrejtësi