TEMPUS

Tahiri: Është korruptuar lufta kundër korrupsionit, raportet janë kambanë për Qeverinë

Besnik Tahiri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka theksuar se tanimë është korruptuar lufta kundër korrupsionit dhe se raportet ndërkombëtare janë kambanë për Qeverinë.
Në emisionin “Tempus” në KTV, Tahiri ka deklaruar se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), i cili vjen në vitin e katërt të Qeverisë Kurti është goditja më e madhe që i është bërë kësaj Qeverie.

“Tek korrupsioni në Qeveri janë nja katër-pesë elemente të rëndësishme që duhet t’i ketë parasysh Kurti, ai u dok që është i habitur, na s’kemi qenë të habitur për shkak se ne e kemi pa evidencën në terren duke filluar rend problemi i korrupsionit, tenderët njëburimorë, janë lidhje të shkurta mes punëkryerësit dhe punëdhënësit edhe unë nuk po them që të gjitha janë ashtu e mundëson ligji, mirëpo ligji e thotë, studimet e prokurimit publik, politikat publike, tregojnë se këto janë lidhjet e shkurta ku paraja e taksapaguesve i jepet një kontraktori realisht më një lidhje të shkurtë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se kjo Qeveri është goditur në esencë me një konstatim shumë serioz.

“Është goxha mëkat çfarë ka ndodh për shkak se këtu është korruptuar lufta kundër korrupsionit për shkak se në qoftë se ndërlidhet diçka me opozitën apo me elemente tjera sulmi është atak i rëndë, kur lidhet diçka me rastin konkret nuk atakohet rasti, por atakohet sistemi i drejtësisë”, është shprehur Tahiri.

Duke përmendur rastin e kryeprokurorit të shtetit, ai ka deklaruar se pavarësisë së gjyqësorit ia kanë dhënë goditjen më të madhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.


Tahiri: Qeveria pa strategji kundër korrupsionit

Besnik Tahiri, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka theksuar se Qeveria Kurti nuk ka strategji kundër korrupsionit, ndërsa Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka deklaruar se pjesë e strategjisë është Byroja për Konfiskimin e Pasurisë dhe Ligji për Këshillin Prokurorial.
Tahiri në emisionin “Tempus” në KTV, ka deklaruar se në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se kjo Qeveri ka probleme serioze me korrupsionin. Tahiri në debat e ka pyetur deputetin e pushtetit Dimal Basha se pse Qeveria qe 3 vjet e 2 muaj nuk ka një dokument se si ta luftojë korrupsionin.

“Nuk po flet për qeveritë e kaluara, po flet për Qeverinë e kryeministrit Kurti dhe raporti nuk mundet me thanë Qeveria është t’u vjedhë, Qeveria është t’u u marrë me tenderë njëburimorë, Qeveria është duke bërë hajni, po thotë ka problem serioz me korrupsion. A ma shpjegon ti Dimal mu qysh shpjegohet fakti që për tri vjet e dy muaj ditë Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mund me pru një dokument të thjeshtë me tregu cila është strategjia e kësaj Qeverie me luftu korrupsionin”, ka theksuar Tahiri.

Ndërsa, Basha ka deklaruar se Byroja për Konfiskimin e Pasurisë është pjesë e strategjisë së kësaj Qeverie.

“Strategjia e ministres Haxhiu është nën 1: e bën një Byro për shkak se ajo Byroja qysh e thotë edhe ligji e ka një kohë të caktuar për me shku ata zyrtarët që kanë keqpërdorë edhe s’mund i arsyetojnë paret e veta që janë bërë milionerë Besnik shkon edhe thotë ktheja shtetit centë më centë, ajo ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese si pasojë e PDK-së”, është shprehur Basha.

Sipas tij, pjesë e strategjisë është edhe Ligji për Këshillin Prokurorial.

“Për mu, strategji është që e kemi bërë një Byro që ka kaluar në dy leximet edhe PDK-ja e ka dërguar në Kushtetuese, kjo është pjesë e strategjisë për ta luftuar korrupsionin. Pse ti shkruan letra edhe bën strategjia mos mendoni që humbet korrupsioni”, ka thënë Basha.