TEMPUS

Rexhepi: Digjitalizimi i mediave e ka bërë sfidues menaxhimin e komenteve

Brikenda Rexhepi

Brikenda Rexhepi, kryeredaktore në Grupin KOHA, tha se digjitalizimi i mediave e ka bërë më sfiduese jo vetëm nga aspekti shoqëror por edhe nga ai medial, menaxhimin e situatës me komente në media.

Në emisionin “Tempus” në KTV, Rexhepi tha se konsideron që kjo situatë më shumë është problem sociologjik që mund të jetë i lidhur me atë politik.

“I përmendët premtimet, i përmendët një lloj zhgënjimi, por edhe ky aspekti tash i digjitalizimit të mediave është bërë shumë më lehtë. S’ke nevojë me elaboru shumë një fjali e publikon. Ajo që të bie më së pari në mend edhe kjo e ka bërë sfiduese jo vetëm nga aspekti shoqëror, por edhe nga aspekti medial menaxhimin e kësaj situate”, tha Rexhepi.

Ajo tha se nuk mund të ndalesh t’i lexosh 1 mijë komente një nga një për një lajm, kur ato janë më të lexuara.

“Në këtë situatë më të veçantë, duhet edhe të bëhen përpjekjet më të veçanta për me u menaxhu”, tha Rexhepi.

E njëjta përmendi se teknologjia ofron disa opsione lidhur me komentet, siç është në Facebook përfshirja e disa fjalëve (për shembull atyre banale) për t’i ndalë Facebook-u, mirëpo problemet e komentuesve në drejtshkrim, bëjnë që të mos detektohen ato.

Rexhepi tha se nuk kanë një ekip të caktuar që merren me komente, mirëpo secili prej tyre merren nga pak me këtë pjesë, posaçërisht në lajmet që janë më të lexuara.

Sipas saj, është një luftë e padrejtë brenda rrjeteve sociale, andaj është e vështirë të vendoset një lloj filtri tek komentet.

“Po mendoj që një element të cilin ne ndoshta duhet ta përfshijmë tek mediat që Facebooku e ka, është raportimi. Ti ndoshta nuk e sheh një koment, por çdoherë ekziston mundësia që dikush me raportu dhe ti menjëherë me vepru me heq atë koment prej postimit tënd”, tha Rexhepi./Betimipërdrejtësi

Lexo përditësimet tjera
Albert Mecini

Mecini thotë se gjuha e përdorur në komente dëshmon për një shoqëri në krizë

Sociologu Albert Mecini, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se gjuha e urrejtjes në komente në...