TEMPUS

Miliçeviq: Faturën e procesit të dezintegrimit e paguajnë qytetarët

Miodrag Miliçeviq

Drejtori ekzekutiv i organizatën joqeveritare “Aktiv”, Miodrag Miliçeviq, ka theksuar se për shkak të çështjeve politike të cilat sipas tij, kanë arritur procesin e dezintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, faturën e paguajnë qytetarët.

Miliçeviq në emisionin “Tempus” në KTV, ka deklaruar se dezintergimi ka qenë shkatërrim i një sistemi të suksesshëm në gjyqësor.

“Fatura paguhet nga qytetarët. Po flasim për çështjet politike të cilat kanë arritur procesin e dezintegrimit, i  cili fatkeqësisht ka pas ndikim dhe ka qenë i lidhur me procese të tjera të cilat kanë ndodhur në veri të Mitrovicës sa i përket aspektit të sigurisë, po ashtu edhe ato fërkimet politike. Fatkeqësisht, them ku viktimat më të mëdha janë qytetarët, them fatkeqësisht ka qenë shkatërrim i një sistemi i cili ka qenë i suksesshëm në sistemin gjyqësor”, ka deklaruar ai.

Miliçeviq e ka cilësuar si aspekt pozitiv vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), që të mos pranohen vendimet e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Aspektet pozitive, së pari është vendimi i KGJK-së dhe KPK-së që mos të pranohen këto vendime të gjykatësve dhe prokurorëve, dhe të kthehen. Në këtë moment ata duhet të mendojnë edhe për kuadrat e reja, t’i njoh dhe të bëjë integrimin e tyre në sistemin gjyqësor, nuk është aspak e lehtë, por kjo duhet të pranohet dhe të njihet kjo situatë”, është shprehur ai.

Miliçeviq ka theksuar se në veri është situata komplekse dhe ekzistojnë probleme të shumta të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me sistemin gjyqësor.

“Në veri situata është shumë më komplekse dhe ekzistojnë probleme të shumta të cilat jo domosdoshmërisht lidhen me sistemin gjyqësor, më shumë me siguri. Vendimi për dinarin, transaksionin, këto janë brengat më të mëdha për momentin. Kishte me qenë e shkëlqyeshme kthimin e zyrtarëve, por nuk është shumë temë që flitet siç është hyrja e mallrave nga Serbia apo çështja e dinarit”, ka thënë ai.