TEMPUS

Miftaraj: SHBA për herë të parë do të ndëshkojë edhe zyrtarë që ndërmarrin veprime populliste

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë do të ndëshkojnë edhe zyrtarë publik, të cilët ndërmarrin veprime populliste.

“Është mirë me lexu edhe prej anës së Kosovës Ligjin e ri, besoj që duhet me lexu me shumë kujdes Qeveria, zyrtarët publikë sepse ka futë fusha të reja, kthehet Rezoluta 1244, do të thotë për herë të parë e përcakton në mënyrë shumë të qartë, ku thuhet se munden me kanë pjesë e masave ndëshkuese të gjithë ata zyrtarë publikë të cilët marrin veprime populliste” tha Miftaraj.

Sipas tij, është e rëndësishme që të lexohen mesazhet, pasi edhe për temën e urës Ambasadat e huaja thonin se hapja e urës e rrezikon KFOR-in, dhe kur rrezikohet KFOR-i, rrezikohet Rezoluta 1244 dhe shteti etnik.

Ai thotë se në bazë të Rezolutës 1244, KFOR-i është autoriteti që i ruan kufijtë e jashtëm të Kosovës, e ruan paqën, dhe pavarsisht dëshirës sonë për t’i thënë FSK-së ushtri, kapacitetet e saj në raport me KFOR-in janë të kufizuara dhe të limituara.

“Ne bëjmë politikë me çu FSK-ën në Veri, kjo është për konsum të brendshëm, dhe letrat të cilat po i dërgon Maqedonci, më shumë janë veprime populliste, ku në njëfarë mënyre po e minojnë rezolutën 1244, paqën dhe sigurinë së paku ne territorin e Kosovës që mund të kenë efekt pastaj edhe në shtete të tjera”, tha Miftaraj.