TEMPUS

Dreshaj: 25 vite pas çlirimit ende s’janë zgjidhur skemat sociale

Shemsedin Dreshaj

Shemsedin Dreshaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se është turp që 25 vite pas çlirimit, nuk është zgjidhur ende problemi i skemave sociale.

“A ka ma turp që 25 vite pas çlirimit të vendit ende nuk ke sigurime shëndetëesore, nuk është zgjidhur ende problemi i skemave sociale, e mos të flas për skemat pensionale”, tha Dreshaj në “Tempus“.

Ai tha se vullneti i opozitës ka qenë dhe kanë propozuar largimin e nenit 8 dhe se këtë e ka aprovuar edhe Gjykata Kushtetuese, që neni 8 duhet të largohet se është nen diskriminues.

Tutje, Dreshaj tha se nëse ndodh që Aleanca të vjen si parti që do të menaxhojë këtë segment të shoqërisë, premtimet e veta do t’i mbajë për shkak se ato premtime i kanë dhënë edhe para organizatës së pensionistëve, ku sipas tij, kanë biseduar gjer e gjatë.

“Këtë është dashur ta bëjë Kryeministri, të shkojë të debatojë për hallet e tyre, Kryeministri sot është në prag të hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm,  ky kryeministër është dashur të debatojë me strukturat e ndjeshme”, tha Dreshaj. /BetimipërDrejtësi

Lexo përditësimet tjera
Armend Zemaj - Tempus

Zemaj: 20 euro, klientelizëm i vonuar por i refuzuar edhe nga pensionistët

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se rritja e pensioneve për 20...