TEMPUS

Bajraktari: KPK dhe KGJK vepruan drejt, mësim i mirë edhe për institucionet tjera

Ardian Bajraktari

Avokati Ardian Bajraktari, ka deklaruar se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) vepruan drejt me mosaprovimin e dorëheqjeve të stafit serb.

“Fakti që nuk janë pranuar dorëheqjet deri në këtë kohë nga ana e Këshillave respektiv, në bindjen time është një gjë e mirë për faktin se siç e dimë dorëheqja është akt individual i gjithsecilit person, e faktin që janë ardhur në mënyrë të organizuar brenda të njëjtës ditë dhe siç tha edhe gjyqtari i kanë shpërfaqur ato bindjet e tyre që në një farë forme kanë rezultuar me bindje të plotë që deri te një akt i tillë nuk kanë ardhur si rezultat i tyre mirëpo kanë qenë të ndikuar nga faktori i jashtëm”, është shprehur Bajraktari në emisionin “Tempus” në KTV.

Avokati Bajraktari ka deklaruar se mënyra se si ka vepruar KGJK dhe KPK është një praktikë e mirë që duhet të ndjekin edhe institucionet tjera shtetërore të Kosovës, që të ndërmerren veprime të matura lidhur me pjesën veriore të Kosovës.

“Mesazhi që ka dhënë KGJK dhe KPK është edhe për institucionet tjera që kur është në pyetje veprimet veçmas në pjesë veriore se përveç që duhet të jenë me bazë ligjore dhe kushtetuese duhet të jenë edhe të mirëkoordinuara”, ka theksuar Bajraktari.