Youtube do të ndalojë rekomandimin e videove me përmbajtje specifike të ushtrimeve fizike për adoleshentë, përfshirë ato me pesha trupore, pasi ekspertët thanë se përmbajtjet e tilla mund të jenë të dëmshme nëse shikohen në mënyrë të përsëritur.
TheGuardian ka raportuar se algoritmet e Youtubes nuk do të rekomandojnë këtë përmbajtje, ndonëse s’ka do bllokojë tërësisht, e kjo do të vlejë për grupmoshën 13 deri në 17 vjeç.
“Derisa një adoleshent po mendon se cilat janë standardet për veten e tij, ‘konsumimi’ i përsëritur i përmbajtjes që ka standarde të idealizuara, fillon të prodhojë një standard të brendshëm jorealist dhe mund t’i bëjë adoleshentët të kenë bindje negative për veten”, ka deklaruar drejtori i çështjeve shëndetësore në Youtube, Garth Graham.
Ai ka shtuar se përmbajtjet e palestrave për të rinjtë mund të jenë të padëmshme nëse shikohen vetëm një herë, por që nëse kjo përsëritet “mund të ketë probleme”.
Youtube gjithashtu do ta ulë rekomandimin e përmbajtjeve të bukurisë dhe trendeve si intervenimet në hundë që të duket më e hollë.