Platforma “X” ka pësuar rënie të hënën për një kohë të shkurtër, ka njoftuar uebsajti që gjurmon ndërprerjet “Downdetector”.
Megjithatë kjo ndërprerje e platformës që është nën pronësi të Elon Muskut, është lehtësuar pas raportimit të defektit nga mijëra përdorues në Evropë, Shtete të Bashkuara e Mbretëri të Bashkuar.
“X” nuk është deklaruar mbi shkaqet e këtij problemi.
Sipas “Downdetector”, vetëm brenda pak minutash janë raportuar mbi 32 mijë raste të ndërprerjes.