Tech

X ndalohet në Brazil

X

Platforma X, e njohur më parë si Tëitter, është ndaluar në Brazil pasi nuk arriti të përmbushë afatin e caktuar nga Gjykata e Lartë për të emëruar një përfaqësues të ri ligjor në vend.

Gjykata ka urdhëruar “suspendim të menjëhershëm dhe të plotë” të platformës deri kur ajo të përmbushë të gjithë urdhrat e gjykatës dhe të paguajë gjobat.

Problemet nisën në prill kur gjykata urdhëroi suspendimin e dhjetëra llogarive në X për përhapje dezinformatash, raportoi BBC.  

Pronari i X-it, Elon Musk, ka thënë se vendimi i gjykatës e shkatërron lirinë e shprehjes.

Agjencia e telekomunikimit në Brazil ka thënë se po procedon në përmbushjen e vendimit për ta mbyllur platformën.

Platforma pritet të fillojë të jetë e paqasshme në Brazil brenda 24 orëve.