Tech

X-i i fsheh pëlqimet

Rrjeti social X

Rrjeti social, X, ka vendosur që t'i fshehë pëlqimet e përdoruesve. Ai së fundmi ka shfaqur një mesazh ku thotë se pëlqimet tuaja tash janë private.

“Po i bëjmë pëlqimet në private për të gjithë për një siguri më të madhe të privatësisë tuaj”, thuhet në njoftim.

X-i, dikur i njohur si Twitter, ka njoftuar se postimet ende do t'i shfaqin sa pëlqime i kanë, por vetëm autori i llogarisë do të jetë në gjendje të shohë listën e atyre që e kanë pëlqyer.

Opsioni për t'i fshehur pëlqimet deri më tani ka qenë vetëm për abonentët që paguanin Premium.