Tech

WhatsAppi po sjell ndryshimin e shumëpritur

WhatsApp

WhatsAppi po zhvillon një funksion të ri që do t'ju lejojë të telefononi njerëzit drejtpërdrejt nga aplikacioni, pa i ruajtur në listën e kontakteve, raporton “WABetaInfo”.

Kjo veçori është e disponueshme për testim për ata që kanë aplikacionin beta për Android, versioni 2.24.9.28.

Më parë, WhatsAppi nuk ka lejuar ta telefoni dikë nga aplikacioni nëse numri nuk ka qenë i regjistruar në listën e kontakteve.

Nuk ka ende detaje se kur kjo veçori mund të jetë e disponueshme për përdoruesit në mbarë botën, por zakonisht nuk kalon shumë kohë kur veçoria fillimisht testohet në versionin beta.