Aktivistët kanë reaguar ashpër ndaj kompanisë së rrjeteve sociale, Meta, për uljen e moshës për përdoruesit e WhatsAppit nga 16 në 13 vjeç në Britani dhe Bashkimin Evropian.
Ndryshimi u lajmërua në shkurt dhe hyri në fuqi të mërkurën. Grupi për mbrojtjen e fëmijëve nga teknologjia “Smartphone Free Childhood” ka thënë se vendimi del përballë kërkesës në rritje që kompanitë e teknologjisë të bëjnë më shumë më mbrojtjen e fëmijëve, raportoi Guardian.
“Lejimi i çdokujt mbi moshën 12 vjeç për ta përdorur platformën dërgon mesazh se është e sigurt për fëmijët. Por, mësuesit, prindërit dhe ekspertët tregojnë një ngjarje ndryshe. Si komunitet jemi të ngopur me gjigantët teknologjikë që i vënë profitet e tyre para mbrojtjes së fëmijëve tanë”, ka thënë ky grup.
WhatsAppi ka thënë se masat mbrojtëse po ashtu janë vendosur.