Tech

Trumpi pritet t’i njoftojë investimet 500 miliardë dollarëshe në infrastrukturën e AI-së

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të njoftojë për investimin në sektorin privat deri në 500 miliardë dollarë për financimin e infrastrukturës së inteligjencës artificiale, raportoi të martën Reuters.

Siç kanë bërë të ditur burimet, OpenAI, SoftBank dhe Oracle planifikojnë një sipërmarrje të përbashkët me bazë në Teksas të quajtur Stargate, për të cilën fillimisht janë dhuruar 100 miliardë dollarë dhe pritet të dhurohen edhe 500 miliardë të tjera gjatë katër vjetëve të ardhshme. 

Trumpi do ta japë një njoftim për infrastrukturën në Shtëpinë e Bardhë gjatë pasdites me kohën lokale në Uashington, ku të pranishëm do të jenë edhe drejtori ekzekutiv i SoftBankut, Masayoshi Son, Sam Altman i OpenAI-së dhe Larry Ellison i Oraclet. 

Premtimet e tij të mëparshme për investim në infrastrukturë, Trumpi nuk i realizoi.