Tech

TikToku thotë se ndalimi në SHBA shkel lirinë e fjalës

Tiktok

TikToku ka thënë se ndalimi potencial i aplikacionit në SHBA do t’ua “shkelë lirinë e fjalës” 170 milionë amerikanëve. 

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar të shtunën për ndalimin e TikTokut, nëse pronari i tij nuk shkëput lidhjet me Kinën.

Projektligji ishte pjesë e pakos që përfshiu ndihmën për Ukrainën dhe mund të bëhet ligj javën e ardhshme, raportoi BBC. 

Muajt e fundit zyrtarët amerikanë kanë ngrehur alarmin mbi popullaritetin e TikTokut te të rinjtë. Ata pretendojnë se kompania që ka në pronësi TikTokun, ByteDance, i nënshtrohet Kinës. 

Nëse projektligji miratohet, Bytedance ka nëntë muaj që t’i shesë aksionet ose do të përballet me ndalim. 

Një zëdhënës i TikTokut ka thënë se projektligji “do të shkelë të drejtën e lirisë së shprehjes së 170 milionë amerikanëve, të shkatërrojë 7 milionë biznese dhe do të mbyllte një platformë që kontribuon me 24 miliardë dollarë në ekonominë amerikane çdo vit”.