Komisioni Federal i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FED) po heton aplikacionin TikTok për shkeljen e dyshuar të privatësisë dhe sigurisë së të dhënave të përdoruesve.
FED-i mund të vendosë të ngre padi në javët e ardhshme, shkruan Politico.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së në fillim të këtij muaji votoi për të miratuar një projektligj që i jepte kompanisë kineze “ByteDance”, pronarit të TikTokut, rreth gjashtë muaj për t'i shitur asetet e aplikacionit në SHBA një pronari tjetër. Ndryshe aplikacioni kërcënohet me ndalim në SHBA.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Senati së shpejti duhet të votojë për ligjin dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se do ta nënshkruante ligjin.
Në vitin 2020, Reuters raportoi se Komisioni Federal i Tregtisë dhe Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së po hetonin pretendimet se TikToku dështoi në përputhje me një marrëveshje të vitit 2019 për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve.