Kompania ka thënë se aplikacioni “TikTok Notes” do të jetë i disponueshëm vetëm në Australi dhe Kanada për momentin. Derisa po punohet që të jetë i qasshëm në të gjithë botën.
Aplikacioni ka dy kategori, “For You” dhe “Following”, ashtu si në TikTok.
Është shembulli më i fundit i kompanive të rrjeteve sociale që imitojnë njëra-tjetrën, ashtu si Instagrami lansoi Reelsin në përgjigje të TikTokut në vitin 2020.
Edhe pse është “kopjim”, lëvizje të tilla mund t’i shpërblejnë kompanitë, por vetëm nëse bëhen në mënyrën e duhur. Një shembull është Instagrami, i cili kopjoi Snapchatin duke prezantuar veçorinë Stories. Megjithatë, një lëvizje e ngjashme nga Twitteri përfundoi me dështim.
/2 We hope that the TikTok community will use TikTok Notes to continue sharing their moments through photo posts. Whether documenting adventures, expressing creativity, or simply sharing snapshots of one's day, the TikTok Notes experience is designed for those who would like to… pic.twitter.com/KPXJqbaOdG
— TikTokComms (@TikTokComms) April 17, 2024