Tech

Sony shtrenjton aparaturën e Play Station 5 për Evropë dhe disa shtete të tjera

Sony Play Station

Sony ka njoftuar se ka rritur çmimin e aparaturës së “PlayStation 5” në tregjet në Evropë, Britani, Australi dhe Zelandë të Re.

Konglomerati japonez i teknologjisë dhe argëtimit thotë se një "mjedis ekonomik sfidues" qëndron pas vendimit për rritjen e çmimit, duke përmendur inflacionin dhe luhatjet e kursit të këmbimit, raporton BBC.

Çmimi i një aparature "PlayStation 5" pa një disk është rritur në 499,99 euro, ka njoftuar kompania. E njëjta pajisje do të kushtojë 429,99 funte në Britani. Sipas Reuters, kjo është një rritje prej 11% dhe 10% e çmimeve, respektivisht.

Kompania ka njoftuar po ashtu se do të ketë rritje të çmimeve në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, por pa dhënë detaje.