Tech

Snapchati pranon të paguajë 15 milionë dollarë për ta zgjidhur çështjen e diskriminimit

snapchat

Snapchati do të paguajë 15 milionë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga Agjencia për të drejtat civile në Kaliforni që pretendonte se kompania kishte diskriminuar punonjëset gra, dhe se nuk arriti të parandalonte ngacmimet seksuale në vendin e punës.

Marrëveshja e arritur përfshinë gratë që punonin për kompaninë në Kaliforni mes viteve 2014-2024.

Hetimi ka zgjatur më shumë se tri vjet pas pretendimeve për diskriminimin e grave kur u bë fjalë për pagën dhe ngritjen në detyrë.

Pjesa më e madhe e parave do t’u shkojë punëtoreve që u përballën me diskriminim.

Nga Snapchati kanë thënë se nuk pajtohen me pretendimet, por se kanë vendosur për marrëveshje për të evituar procesin e gjatë dhe të kushtueshëm gjyqësor, raportoi AP. 

Snapchati u rrit nga 250 punëtorë më 2015 në 5,000 më 2022. Por, rritja nuk u përkthye në avancim të grave të cilave u tha “të prisnin radhën, u dekurajuan të aplikonin për ngritje në detyrë, ose humbën mundësitë e ngritjes kundër kolegëve burra më pak të kualifikuar”, thanë zyrtarë të agjencisë.