Një ekip i vogël shkencëtarësh planetarë nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni thanë se kanë prova të reja mbi ekzistimin e mundshëm të planetit 9.
Ata thanë se provat po konsiderohen rrethanore, por që e mbështesin teorinë se një planet i tillë ekziston përtej orbitës së Neptunit e afër skajit të sistemit diellor.
Lexo edhe:
Në artikullin e publikuar nga Phys thuhet se forca nga ky planet i largët po ndikojnë në lëvizjen e objekteve hapësinore. Studiuesit kanë shtuar se të dhëna të tjera do të sigurohen pasi observatori “Vera Rubin” në Kili të nisë funksionimin.
Ai do të jetë i pajisur me forma të reja për të vlerësuar prezencën e këtij planeti.
NASA ka thënë se mund të ekzistojnë prova matematikore që sugjerojnë prezencën e një planeti të tillë larg Neptunit, por që ende asgjë nuk është faktuar plotësisht.
Ai sugjerohet të jetë 10 herë më i madh se Toka dhe do t'i duhen gati 20.000 vjet Tokë për të kryer një lëvizje të plotë rreth Diellit.
Ky pretendim u emërtua “planeti 9” nga studiuesi që i pari tha se hetoi prezencën e tij.
Zyrtarisht sistemi diellor është i përbërë nga tete planetë.