Një satelit jofunksional është futur në mënyrë të pakontrolluar të atmosferë mbrëmjen e së dielës (25 gusht), duke kaluar edhe në qiellin e Kosovës, thuhet në një raport të “Space Track”.
Kjo platformë që ofron të dhëna dhe informacione mbi vendndodhjen e satelitëve dhe objekteve të tjera në hapësirë, ka njoftuar se sateliti i kompanisë Starlink, është nisur më 29 janar të 2020-s dhe ka kaluar edhe nëpër hapësirën e Ballkanit.

Ai ka përshkruar edhe shtete të tjera.
VIDEO: Si dukej objekti nga Kosova
“Objekti që u pa sonte mbi Rumani ishte një satelit jofunksional Starlink, që rihyri në atmosferë në mënyrë të pakontrolluar (Starlink-1196, NORAD ID 45103, i lëshuar më 29 janar 2020. Mbetjet orbitale...janë raportuar ngjashëm edhe në Rumani, Bullgari, Serbi, Kosovë”, thuhet edhe në njoftimin e fizikanit Claudiu Tanaseli.
Në internet janë publikuar filmime të momentit kur ky objekt i çuditshëm lëvizte me shpejtësi.