Tech

Platforma X duhet të përgjigjet për gjuhën e urrejtjes, vendos gjyqtarja australiane

platforma x

Një gjykatëse australiane ka vendosur se platforma e rrjeteve sociale X është subjekt i ligjit anti-diskriminim të vendit edhe pse nuk ka zyrë në Australi.

Gjykatësja Ann Fitzgerald e Gjykatës Civile dhe Administrative ka thënë se ka juridiksion për ta mbuluar ankesën që ishte bërë për gjuhë të urrejtjes ndaj X-it.

X shkeli ligjin anti-diskriminim pasi dështoi të largonte ose fshihte gjuhën e urrejtjes kundër myslimanëve, raportoi AP. 

Rrjeti i Mbrojtjes së Myslimanëve në Australi e ka ngritur çështjen kundër Twitterit në vitin 2022, para se miliarderi Elon Musk t’ia ndërronte emrin.

Vendimi i Fitzgerald “hapi rrugë që kompanitë e tjera të rrjeteve sociale të mbahen përgjegjëse për përmbajtjen që mund të shkelë ligjet australiane”, ka thënë rrjeti.