Çmimi i kriptovalutës më të njohur në botë, Bitcoin, ka kaluar vlerën e 100 mijë dollarëve për herë të parë në histori të mërkurën mbrëma.
Që nga fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 5 nëntor, çmimi i Bitcoinit është rritur për 30 për qind.
Megjithatë, ekspertët besojnë se kjo rritje nuk lidhet vetëm me fitoren e Trumpit, i cili ka shprehur vazhdimisht pikëpamje pozitive për kriptovalutat.
Sipas Axios, Bitcoin ka ngritje dhe rënie të cilat janë brenda parashikimeve.
Por fakti që Trumpi fitoi dhe më pas emëroi njerëz që kanë qëndrime pozitive karshi kriptovalutave në postet kryesore ekonomike, çoi në rritje më të madhe sesa pritej.
Kjo theu “barrierën” e famshme prej 100 mijë dollarësh dhe ekspertët thonë se vlera do të vazhdojë të rritet, pa ndonjë ngadalësim në periudhën e ardhshme.