Tech

Pacienti i paralizuar luan “Counter-Strike” përmes mendimeve, falë çipit në tru

Alex luan Counter Strike pëmes mendimeve falë Neuralinkut

Alex luan Counter Strike pëmes mendimeve falë Neuralinkut

“Neuralink”, kompania neuroteknologjike, e themeluar nga personi më i pasur në botë, Elon Musk, ka arritur të krijojë një lloj çipi që vendoset në tru e që kthen mendimet në veprime.

Falë këtij cipi, pacienti i paralizuar, i njohur si Alex, është i dyti që përdor këtë teknologji për të luajtur lojën kompjuterike “Counter-Strike 2”, shkruan “interesting engineering”.

Alexi pati lënduar boshtin kurrizor, gjë që bëri ta humbte kontrollin e gjymtyrëve.

Muajin e kaluar, Alex iu nënshtrua një operimi për ta vendosur çipin në tru dhe rezultat tashmë janë duke u prezantuar.

Sipas “Neuralink”, kjo teknologji e avancuar ua mundëson individëve me aftësi të kufizuara fizike, të rifitojnë aftësitë për të operuar pajisjet teknologjike përmes mendimeve.

Që kur ka bërë ndërhyrjen, Alexi pati mundësi të përdorë cipin me anë të mendimeve për ta kontrolluar miun e laptopit, duke hapur mundësi të reja për ndërveprim me ambientin digjital.

“Neuralink”, fillimisht pati adresuar sfidat domethënëse me pacientin e parë që mori çipin në fjalë, Noland Arbaough. Pasi operimi pasi sukses, rreth 85 për qind të elektrodave që ishin vënë në trurin e Arbaughs u zhvendosën dhe kjo kufizoi aftësitë e çipit për të lexuar neuronet në mënyrë efektive.

Në mënyrë që kjo gjë të mos ndodhte edhe tek Alexi, Leuralink implementoi disa përmirësime.

“Siç kemi premtuar, nuk kemi parë ndonjë lëvizje të paqartë tek pjesëmarrësi ynë i dytë. Ky zhvillim sugjeron se masat zbutëse kane qenë të suksesshme, duke përmirësuar mënyrën e funksionit të përgjithshëm të çipit”, ka deklaruar kompania duke ju referuar rastit të Alexit.

Ndërkohë “Neuralink” ka për qëllim zgjerimin e kësaj teknologjie. Kompania është në kërkim të metodave për përmirësimin teknologjisë duke ofruar kontroll të kompletuar mbi miun dhe kontrolluesit e tjerë të video-lojërave.