OpenAI ka publikuar raportin e parë se si inteligjenca artificiale është përdorur për ndikim të fshehtë, duke zbuluar se kompania kishte ndërprerë fushatat dezinformuese me origjinë nga Rusia, Kina, Izraeli dhe Irani.
Platformat e kompanisë u përdorën për të krijuar dhe publikuar përmbajtje propaganduese në rrjetet sociale, dhe që të përktheheshin përmbajtje në gjuhët e atyre që i krijonin ato për t’u bërë më bindës.
Ka pasur shqetësim mes ligjvënësve dhe studiuesve mbi potencialin e inteligjencës artificiale për dezinformata online. Kompanitë e inteligjencës artificiale, si OpenAI, kanë tentuar të heqin këto shqetësime duke vendosur masa mbrojtëse për përdoruesit.
Në raport thuhet se ekspertët e OpenAI gjetën dhe ndaluan llogari që lidheshin me operacione të ndikimit të fshehtë që vinin nga shtete dhe individë.
OpenAI ka deklaruar se do të vazhdojë të nxjerrë raporte dhe të ndalojë llogaritë që shkelin politikat e tij.