Tech

OpenAI emëron veteranin politik si kreun e politikës globale

OpenAI

Krijuesi i ChatGPT-së, OpenAI e ka emëruar veteranin politik Chris Lehane si zëvendëspresident të politikës globale, ka raportuar “New York Times”.

Lehane, i cili është anëtar i ekipit ekzekutiv në OpenAI, është ish-shef i politikave për Airbnb dhe anëtar i Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Clinton.

Emërimi ka ndodhur në kohën kur Apple dhe gjiganti i çipave Nvidia janë në bisedime për të investuar në OpenAI.

“Financial Times” ka raportuar se OpenAI po bën ndryshime në strukturën e saj të korporatës për t’u bërë më miqësore ndaj investitorëve.