Një satelit i Boeingut për shpërndarje të sinjalit të komunikimit në hapësirë ka shpërthyer në orbitë.
Operatori i satelitit, Intelsat, ka konfirmuar për shpërthimin e satelitit iS-33e, duke konfirmuar se klientë në Evropë, Afrikë në një pjesë të Azisë kanë mbetur pa shërbime të internetit, ka raportuar BBC.
Intelsat ka deklaruar se ka ndërmarrë hapa për një analiza gjithëpërfshirëse të incidentit. Boeing s'ka komentuar rastin, derisa është përballur viteve të fundit me probleme të shumta në biznesin me avionë komercialë dhe anije kozmike.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar incidentin, duke bërë me dije se po merren me rastin.
Për shkak të defekteve në Boeing, dy astronautë janë bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, pasi mjeti me të cilën mbërritën në qershor u konsiderua e papërshtatshme për t'u kthyer.