Që nga 2025-ta, mjeti për komunikim, Whatsapp, do të jetë ndryshime të disa përdorues.
Kompania e Metas ka njoftuar se disa modele telefonash nuk do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë Whatsappin, për shkak se këto pajisje të vjetra nuk të mbështeten më, ka raportuar “Phonearena”.
Pra, nga janari nëse posedoni ndonjërin prej modeleve të mëposhtme, duhet ta ndërroni telefonin që të mund të përdornin Ëhatsappin.
Modelet që nuk mbështeten më nga Whatsapp janë: Samsung Galaxy S3, Samsung Galaxy Note 2, Samsung Galaxy S4 Mini, Motorola Moto G (1st Gen), Motorola Razr HD, Moto E 2014, HTC One X, HTC One X+, HTCDesire 500, HTCDesire 601, LG Optimus G, LG Nexus 4, LG G2 Mini, LG L90, Sony Xperia Z, Sony Xperia SP, Sony Xperia T dhe Xperia V.
Ëhatsapp viteve të fundit është fokusuar në rritjen e sigurisë mes pajisjeve. Mesazhet janë enkriptuar, duke mos i lejuar palëve të treta (pos dërguesit dhe marrësit të mesazhit) të kenë qasje në bisedat.