Miliarderi polak Rafal Brzoska dhe bashkëshortja e tij po planifikojnë ta padisin Metan, për reklama të rreme në Facebook dhe Instagram, të cilat paraqesin fytyrën e tij bashkë me informacione të rreme që qarkullonin në platformat e mediave sociale.
Padia e planifikuar do të ishte një tjetër në një seri padish të ngritura në nivel global për të mbajtur gjigandin e internetit përgjegjës për reklamat që vazhdojnë të shfaqen edhe pasi përdoruesit ta informojnë kompaninë për problemet.
Një zëdhënës i Metas ka thënë se kompani heq reklamat e rreme nga platformat e saj posa merr informata për to dhe punon me autoritetet lokale për t’i ndjekur mashtruesit.
Brzoska, krijues i kompanisë polake “InPost”, ka thënë se e ka njoftuar Metan për problemet në fillim të korrikut, por se nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje. “Ne kemi në plan ta ngremë një padi private kundër Metas ... nuk kemi vendosur ende se cilës gjykatë do t’i drejtohemi. Do ta vendosim në javët e ardhshme”, ka thënë Brzoska për Reuters.