Tech

Microsofti me investim 3.2 miliardësh në AI në Suedi

Microsoft

Microsoft

Microsofti do të investojë rreth 3.2 miliardë dollarë për ta zgjeruar infrastrukturën e saj dhe inteligjencën artificiale në Suedi gjatë një periudhe dyvjeçare, raportoi të hënën Reuters.

Investimi, më i madhi i Microsoft deri më sot në Suedi, përfshin një zotim për të ndihmuar në trajnimin e rreth 250,000 njerëzve në inteligjencën artificiale.

"Ky njoftim shkon përtej teknologjisë, është angazhim për të siguruar qasje të gjerë në mjetet dhe aftësitë e nevojshme që njerëzit dhe ekonomia e Suedisë të lulëzojnë në epokën e AI-së", tha në një deklaratë nënkryetari dhe presidenti i Microsoftit, Brad Smith.

Si pjesë e investimit të saj, kompania tha se planifikon të vendosë 20,000 nga njësitë më të avancuara të përpunimit grafik, të cilat përshpejtojnë llogaritjet kompjuterike, në qendrat e saj suedeze të të dhënave në Sandviken, Gavle dhe Staffanstorp.

Microsoft tha se është i angazhuar ta nxisë zhvillimin e AI-së në të gjithë rajonin nordik, i cili përveç Suedisë përfshin Danimarkën, Finlandën, Islandën dhe Norvegjinë.