Microsofti do të investojë rreth 300 milionë dollarë më shumë në insfrastrukturën e inteligjencës artificiale në Afrikën e Jugut, raportoi të enjten Reuters.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Microsoftit, Brad Smith.
Smith tha gjithashtu se prodhuesi më i madh i softuerit në botë do të paguante për provimet e certifikimit teknik për 50,000 individë.
Microsoft njoftoi në janar se po planifikon të investojë rreth 80 miliardë dollarë në vitin fiskal 2025 në zhvillimin e qendrave të të dhënave për të trajnuar modelet e AI-së dhe vendosjen e AI-së e aplikacione të bazuara në cloud.