Tech

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë projektligj që ndalon DeepSeek-un nga pajisjet e qeverisë

deepseek

Foto: Associated Press

Ligjvënësit amerikanë po planifikojnë të prezantojnë një projektligj të enjten që do ta ndalojë aplikacionin chatbot DeepSeek nga pajisjet në pronësi të qeverisë së SHBA-së.

Kështu ka bërë të ditur të enjten Wall Street Journal, duke mos dhënë detaje të mëtejshme, raportoi Reuters.

DeepSeek është një startup kinez i Inteligjencës Artificiale (AI), i cili shënoi rekord të shkarkimit dhe shkaktoi fundosje të aksioneve të teknologjisë në Shtetet e Bashkuara.

Javë më parë, ky aplikacion lansoi modelin e saj më të fundit, DeepSeek R1, për të cilin tha se rivalizonte teknologjinë e zhvilluar nga krijuesi i ChatGPT, OpenAI në aftësitë e saj, ndërkohë që i kushtoi shumë më pak kohë për ta krijuar.