Tech

Kanadaja me pako masash të investimeve në inteligjencë artificiale

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau

Foto: Reuters

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka njoftuar të dielën se buxheti i ardhshëm do të përfshijë paketën e masave prej 2.4 miliardë dollarësh, të cilat do të investohen në sektorin e inteligjencës artificiale, raportoi të hënën Reuters.

Masat pritet të përfshijnë një investim prej 2 miliardë dollarësh kanadezë për të siguruar qasje në aftësitë kompjuterike dhe infrastrukturën teknologjike për studiuesit kanadezë të inteligjencës artificiale.

Edhe bizneset fillestare në lidhje me AI-në pritet të hyjnë në këtë pako, ka njoftuar Qeveria kanadeze.

Buxheti i Kanadasë do të paraqitet më 16 prill.