Tech

iPad Pro pritet të lansohet në maj

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Furnizuesit jashtë Shteteve të Bashkuara, të kompanisë teknologjike Apple, kanë rritur prodhimin e modeleve të reja iPad, të cilat planifikohen të lansohen në fillim të muajit maj, raportoi të premten Reuters.

Plani fillestar i Applet ka qenë që t’i lansojë iPadët e rinj deri në fund të marsit ose në fillim të prillit, por bëhet e ditur se ende po punon për të përfunduar softuerin për pajisjet.

Modelet e reja iPad Pro do të kenë çipin më të fundit M3 të Apple dhe do të vijnë me versione të ridizajnuara të tastierës Magic dhe Apple Pencil, thuhet në raport.

Sipas raportit, iPad Air do të ketë një procesor të ri dhe madhësinë e ekranit 12.9.

Prodhuesi i iPhonet ka thënë të martën se do të mbajë Konferencën e Zhvilluesve në mbarë botën nga 10 deri më 14 qershor mes raporteve se është në bisedime për një partneritet me AI-në dhe mund të zbulojë ndryshime të rëndësishme në iOS.