Tech

Investitorët në bisedime për ta ndihmuar kompaninë e Muskut t’i mbledhë 3 miliardë dollarë

Investitori Elon Musk

Investitori Elon Musk

Disa investitorë janë në bisedime për të ndihmuar inteligjencën artificiale të krijuar nga Elon Musk, xAI, duke mbledhur tre miliardë dollarë, duke rritur vlerën e kompanisë në 18 miliardë dollarë, raportoi të dielën Reuters.

Sipërmarrjen Gigafund dhe Steve Jurvetson janë ndër mbështetësit që e konsiderojnë investimim.

Kushtet e mbledhjes së fondeve nuk janë finalizuar, teksa planet mund të ndryshojnë.

Në fillim të këtij viti, Musku tha se xAI nuk është në bisedime me ndonjë investitor për të siguruar financim, pas raportimeve në media se kjo kompani po i mbledh rreth gjashtë miliardë dollarë.