Tech

Inteligjenca artificiale mund të keqpërdoret nga terroristët, thotë ish-shefi i Google

AI

Ish-shefi ekzekutivi i Google ngreh shqetësime se inteligjenca artificiale mund të përdoret nga terroristët për “të lënduar njerëz të pafajshëm”.

“Frika e vërtetë që kam nuk është se shumica e njerëzve flasin për AI-në – e kam fjalën për rrezikun ekstrem”, ka thënë Eric Schmidt.

Miliarderi, i cili ka mbajtur poste të larta në Google nga viti 2001 deri më 2017, ka thënë se “Koreja e Veriut, ose Irani, ose Rusia” mund ta keqpërdorin teknologjinë për të krijuar armë biologjike.

Ai u ka bërë thirrje qeverive që të mbikëqyrin kompanitë private të teknologjisë që po zhvillojnë modele të inteligjencës artificiale.

Schmidt ka shtuar se sistemet e AI-së, në duart e gabuara, mund të përdoren për të zhvilluar armë që çojnë në sulm biologjik.