Tech

Google propozon ndryshime të reja për rezultatet e kërkimit në Evropë

Google

Kompania teknologjike Google ka propozuar ndryshime të reja në rezultatet e kërkimit në Evropë, raportoi të martën Reuters.

Sipas ligjit të tregjeve digjitale, Googlet i ndalohet të favorizojë produktet dhe shërbimet në platformën e saj. Ky akt synon të parandalojë fuqizimin e teknologjive të mëdha. 

Ka pasur disa nga faqet e çmimeve, hoteleve, linjave ajrore e shitësve të vegjël që janë ankuar se klikimet e tyre të rezervimit direkt kanë rënë me 30 për qind për shkak të ndryshimeve të fundit të Googlet. 

“Prandaj ne kemi propozuar më shumë ndryshime në rezultatet e kërkimit tonë evropian, në përpjekje për të akomoduar këto kërkesa, duke përmbushur objektivat e vendosura nga DMA”, ka thënë drejtori ligjor i Googlet, Oliver Bethell.