Google ka njoftuar se platforma Google Podcasts do të largohet nga qasja nga 23 qershori i këtij viti.
Kompania amerikane e kërkimit në internet ua ka bërë të ditur përdoruesve nëpërmjet postës elektronike se kjo do të kalojë në platformën Youtube Music, ku pos dëgjimit të muzikës, të interesuarit mund të dëgjojnë edhe Podcast direkt aty.

“Ne ju njoftuam se Google Podcasts do të hiqet sivjet. Për të lehtësuar këtë tranzicion, tani keni qasje në një mjet që ju lejon të integroni abonimin tuaj të shfletimit në Youtube Music ose të shkarkoni një skedar të abonimeve tuaja”, thuhet në njoftimin e Google.
Sipas Googles, podcasts dhe këngët mund të dëgjohen në sfond ose të shkarkohen dhe të dëgjohen pa internet në Youtube Music.
Për ta bërë këtë, përdoruesve ju duhet një llogari valide.
Google Podcasts nuk është platforma e parë që kompania e pati larguar. Vite më herët e ka hequr nga përdorimi edhe Google Play Movies Tv dhe Google Plus.